Një ton drogë – Ky dyshohet të jetë i burgosuri që vari veten sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

E publikuar: 29/10/2024 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali u dërgua pa shenja jete në QKUK, pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje, sot në mbrëmje.

Viktima u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor.

Siç raporton Sinjali nga burimet brenda Emergjencës, i paraburgosuri që dyshohet se i dha fund jetës është Aleks Gerbi, i cili u dërgua në paraburgim qe rreth një muaj.

Gerbi u arrestua në rajonin e Pejës, gjatë një aksioni në të cilin u sekuestruan një ton drogë