Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar presidentit e Turqisë Taip Erdogan dhe popullin turk për Ditën e Republikës.
“I nderuar President Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani tha se janë të vendosur të forcojnë më tej partneritetin dhe se pret me padurim të shfrytëzojnë mundësitë që ofron bashkëpunimi.