Arrestohen dy persona, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në Prizren

E publikuar: 28/10/2024 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se kanë vjedhur mall me vlerë rreth 2 mijë euro, në një market në Prizren.

Sipas Policisë, me ndihmën e qytetarëve janë ndaluar dy të dyshuar, njëri N.K. nga Prizreni, i moshës rreth 44-vjeç dhe tjetri A.F., 17-vjeç nga Mitrovica.

“Me datë 27/10/2024 rreth orës 05:23, viktima nga Prizreni raporton në polici se nga persona të panjohur i është thyer marketi i tij ne Rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren dhe nga aty i janë vjedhur mall me vlerë rreth 2000 (dymijë ) euro. Policia, konkretisht policët patrullues dhe hetuesit e nga Stacioni Policor Prizren-veri kanë dal në vendngjarje, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive. Më vonë po të njëjtën ditën me ndihmën e qytetarëve janë ndaluar dy të dyshuar njëri N.K nga Prizreni, i moshës rreth 44 vjeç dhe tjetri A. F. 17 vjeç nga Mitrovica. Bashkë me të dyshuarit janë gjet edhe mallra të ndryshëm të raportua si të vjedhur në marketin e viktimës. Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës , gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën në tërësi.” – njofton Policia e Kosovës..

Te të dyshuarit janë gjetur edhe mallra të ndryshme të raportura si të vjedhura në marketin e viktimës.

Ndërsa është bërë e ditur se dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën në tërësi.

“Në konsultim dhe me vendim të prokurorit malli i gjetur është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në ndalim policor dhe të njëjtëve iu është vazhduar paraburgimi. Rasti është nën hetime në Stacionin Policor në Prizren Veri.”- ka njoftuar tutje Policia.