Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, mori pjesë në finalen e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK.
Në një postim në “X” të Ambasadës së Italisë në Prishtinë, thuhet se De Riu ishte i emocionuar që mori pjesë në këtë natë të veçantë.
“Mezi pres të shikojmë Kosovën të shkëlqejë në Eurovision dhe të forcojë lidhjet kulturore duke sjellë artistë italianë në festival”, thuhet në postim.
Ndryshe, Endrit Krasniqi është fituesi i edicionit të dytë të Fesitvalit të Këngës në RTK. Ai mori trofeun “Diamanti blu” me këngën “Flas me gjethen”.
Juria ndau çmimin e dytë për Greta Azizin, me këngën “Verës”, derisa çmimi i tretë i shkoi Dea Stricës me këngën “N’Shqipni”.
🎉 Ambassador De Riu was thrilled to be at the grand finale of the second edition of the Song Festival on @rtklivecom! 🎶 Looking forward to watching Kosovo shine at Eurovision next year and boosting cultural ties by bringing Italian artists to the Festival! 🇽🇰🇮🇹 #Eurovision2025 pic.twitter.com/VMk3JBPnEa
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) October 28, 2024