Tentuan futjen e telefonave, parandalohet kontrabanda në Qendrën Korrektuese të Dubravës

E publikuar: 26/10/2024 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, Departamenti për Siguri në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pranoi informacion se në pjesën veriore jashtë perimetrit të murit tentohej të hidhej kontrabandë nga jashtë brenda.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni u organizua një plan për kontroll dhe bastisje.

Gjatë kontrollit, u gjetën dy paketime të mbështjellura në qese najloni – në njërin prej tyre u gjetën katër telefona celularë, ndërsa në tjetrin tre.

Lidhur me këtë është njoftuar Policia dhe u themelua një Komision Hetimor i Brendshëm, për ta hetuar rastin.

Shërbimi Korrektues i Kosovës zotohet se do të merr masa të forta për të garantuar rendin dhe sigurinë.