Policia në kërkim të të dyshuarve për gjuajtjet me armë në Prishtinë

E publikuar: 24/10/2024 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident ka ndodhur sonte në rrugën Rrahim Beqiri, në Prishtinë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore dhe autoambulanca.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

Policia po ashtu njoftoi se është në kërkim të personave të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë.” – ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.