Metereologu, Mendim Rugova ka parashikuar motin për ditët e ardhshme, deri në fundjavë.
“Kryesisht mot me diell parashihet ditën e premte, megjithë kalime vranësirash kohëpaskohshme, kryesisht shtresore të larta. Përreth viseve malore priten zhvillime vranësirash lokale, që në perëndim të vendit vonë pasdite mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Orëve të mëngjesit priten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës përgjatë luginave të lumenjëve. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 8C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 21C. Dominojnë qetësitë, e gjatë ditës frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s”
“Nga fundjava duke shkuar në ditët e para të javës vijuese mbetet më tutje mot i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime e diell. Kohëpaskohe kalojnë vranësira, por kryesisht shtresore të larta. Temperaturat maksimale mbeten më tutje të larta mbi mesatare, 18C e 21C, e minimalet zbresin në 4C e 7C”.