Gazetari Berat Buzhala i dërgoi një mesazh shefit të AKI-së, Petrit Ajeti.
Buzhala në mesazhin e drejtuar për Ajetin, i tha të qëndrojnë larg mediave.
“Nuk është kërcënim ky. Petrit, një pararendës i yti është dënuar me pesë vjet burgim se e ka shkelur ligjin politikisht dhe pritet të shkojë në burg ai, me marrë formën e prerë Dritoni. E ti Petrit, edhe krejt ju Petritët duhet ta dini, e para nuk na tutni, se s’kemi arsye me u frikësu”, tha Buzhala.
“Është mirë të rrini larg mediave”, theksoi ai në Klan Kosova.