Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti marrin pjesë në ecjen tradicionale kundër kancerit të gjirit

E publikuar: 24/10/2024 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, është mbajtur ecja tradicionale, raporton Ekonomia Online.

Në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit. Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje e cila rrezikon çdo të tetën grua gjatë jetës së saj.