Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka kursyer kritikat për Qeverinë e Kosovës dhe punën e saj përgjatë këtij mandati.
Ai është shprehur se Kurti rreth vetës nuk ka ministra, por një grup njerëzisht që më shumë i ka parë si shërbëtorë.
“Kam parë që kryeministri Kurti nuk ka ministra, por një grup njerëzisht që më shumë i ka parë si shërbëtorë dhe jo si njerëz që kanë një backround profesional”, tha Limaj në Kanal 10.
Sipas tij, qeveria në krye me Kurtin ka ardhur në pushtet pa ndonjë plan konkret.