Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Prokuroria ka nisur hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se është e orkestruar.
Sipas Çitakut kjo po bëhet për ta zhvendosë vëmendjen “nga raportimet për instrumentalizimin e AKI-së, si gjenerator i prodhimit të lajmeve kundër gazetarëve”.
Tutje nënkryetarja tha se në Kosovë ka shumë skandale dhe zyrtarë që në katër vitet e fundit meritojnë hetime, gjykime dhe dënime.
Postimi i plotë:
Nisja e hetimeve nga ana e prokurorisë ndaj dy prej gazetarëve më të mirë që ka Kosova, Vehbi Kajtazi e Lirim Mehmetaj, përveç se e papranueshme, është edhe skandal i orkestruar.
Tendenca me zhvendosë vëmendjen nga raportimet për instrumentalizimin e AKI-së, si gjenerator i prodhimit të lajmeve kundër gazetarëve, në dëm të emrit dhe karrierës së këtyre të fundit, nuk kalon as sot dhe asnjë ditë tjetër.
Në Kosovë ka shumë skandale dhe shumë më shumë zyrtarë që në katër vitet e fundit meritojnë hetime, gjykime dhe dënime.
Vehbiun, Lirimin dhe secilin gazetar apo gazetare tjetër, i mbronë Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Keqbërësit dhe të korruptuarit JO!