Policia shpall në kërkim një të dyshuar për “vrasje e rëndë në tentativë”, ia publikon fotografinë

E publikuar: 23/10/2024 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia Rajonale e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari është Pajtim Etemi, i lindur më 1 maj të vitit 1990 në fshatin Grabanicë të Klinës.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.