Deklarimet e dikurshme të Kurtit kundër Ibrahim Rugovës, Peci: Ishte djalë i ri …

E publikuar: 22/10/2024 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci  tha se trashëgimia e Ibrahim Rugovës nuk është vetëm LDK.

Ai ka folur edhe për kritikat e dikurshme që Albin Kurti kishte për Ibrahim Rugovën.

Sipas tij, Kurti nuk do të mund të bëhej lider duke qenë lojal ndaj dikujt. Madje, tha se Kurti si djalë i ri e kishte një qasje kritike që e bën atë politikan.

“Albin Kurti ka qenë kundërshtar i Ibrahim Rugovës, se mos me pas qenë kundërshtar nuk kish mujt me ardh lider sot, me përkrahje çfarë ka sot popullore. Duke qenë lojal ndaj dikujt nuk mundesh me qenë lider në nivel nacional.” – tha Peci në T7.

“Albin Kurti si një djalë i ri ka pasur një qasje kritike ndaj Rugovës, se ndryshe nuk kish mujt me u etablu si politikan.”