Ferid Agani nga “Nisma për Familjen” ka njoftuar se Koalicioni AKR-PD – Nisma Qytetare janë në përgatitje të programit të fushatës zgjedhore.
Agani në “Debat Plus” tha që njëra nga pikat kryesore të programit modern me koncepte liberale do të jetë edhe pushimi i lehonisë ku gruaja do të ketë pushim dy vite.
“ Kjo pjesë do të jetë pjesë e programit ekonomik elektoral dhe është duke u elaboruar. Jemi duke elaboruar një program ekonomik modern, me koncepte liberale. Por një ekonomi e hapur sociale, ku familja është në essence. Ka me pasur pjesë specifike ku kanë me mbështet familjen si tërësi. Përfshirë edhe punësimin e gruas, pushimin e lehonisë, politikat sociale me I avancu për kujdesin ndaj fëmijëve. Pushimi i lehonisë dy vite”, tha Agani.