Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është pyetu edhe për deklaratën e presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se para Vjosa Osmanit e Albin Kurtit e ka thirrur Milan Radojçiqin për t’i siguruar votë Osmanit për t’u zgjedhur presidente nga Kuvendi i Kosovës.
Por, Peci tha se “Pacolli është dëshiron të bëjë filma në prag të zgjedhjeve”.
Sipas tij, Pacolli tenton të paraqitet si faktor në raste të tilla.
“Pacolli është politikan shumë kontrovers dhe do të thotë ai ka qef me bë filma herë pas here. Me paraqit rolin që është shumë faktor, mundem me kuptu prag zgjedhjeve”, ka thënë Peci në T7.