AAK shpenzoi mbi 80 mijë euro për tre muaj, nuk i deklaron drekat zyrtare as udhëtimet jashtë vendit

E publikuar: 22/10/2024 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet e deklaruara nga partitë politike, në tre tremujorët e shkuar të këtij viti.

Nga korriku e deri në shtator, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar 80,944.96 euro.

Në të dhëna pasqyrohet se gjatë muajit korrik janë shpenzuar mbi 70 mijë euro gjithsej, ndërkaq nga buxheti i paraparë për këtë parti, në gusht janë shpenzuar afro 5 mijë euro e në shtator pak më shumë se 5300 euro.

Shpenzimet e kësaj partie kryesisht kanë shkuar në paga të punëtoreve, teksa në radhë të dytë janë vënë shpenzimet pa kategori e ato për mallra dhe qira.

Në raportimin zyrtar, AAK-ja nuk ka paraqitur të dhëna mbi shpenzimet e udhëtimeve dhe mëditjet për to, përgjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit.

Në vend të kësaj, janë raportuar 12,864.64 euro shpenzime për tre muaj, në kuadër të shpenzimeve për grupin parlamentar, për tërheqje për arke, si dhe tatime në qira e pagesa të obliguara.

Në korrik, AAK-ja ka paguar 223 euro karburante për vetura, teksa për të njëjtat nuk është deklaruar në gusht. Teksa, në shtator, janë paguar 74 euro shpenzime sosh.

3 mijë euro qira për ndërtesa janë paguar në korrik, ndërkaq 600 euro qira për makina. AAK-ja nuk ka deklaruar shpenzime të tilla në gusht e shtator, po ashtu.

Partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në korrik ka paguar vetëm 180 euro shpenzime për mbeturina, por jo edhe ato të ujit, të energjisë elektrike e as të PTK-së.

AAK-ja pati shumë të buxhetit 80 mijë euro të plota në tremujorin e tretë të këtij viti, por partia opozitare tejkaloi këtë shumë duke shpenzuar 944.96 euro më shumë.

Më poshtë tabela e shpenzimeve të deklaruara: