Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate njofton se gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre.
Integrimi evropian i Kosovës ishte gjithashtu në fokus të bisedës, ku zëvendëskryeministri theksoi angazhimin e vendit në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe rëndësinë e ecjes përpara në hapa me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Më tej Bislimi ka nënvizuar edhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të mbeten në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell në raportin e tij ku rekomandon që masat duhet të hiqen.