Si çdo të hënë kur zakonisht mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, do të duhej edhe këtë 21 tetor.
Por tash e dy javë kreu i parlamentit Glauk Konjufca nuk thirri takim, e as vetë nuk mori pjesë në tri seancat e jashtëzakonshme të javës së shkuar.
Monitoruesit e cilësojnë këtë si shkelje të rregullores së punës nga shefi i tempullit të demokracisë.
Por KDI, pret reflektim nga kryekuvendari pasi gjatë mandatit ai disa herë ka pasur qasje aktive e madje, edhe kritike ndaj shumicës ku bën pjesë edhe vet.
Se shefi i legjislativit duhet t’i prijë kthimit të normalitetit mendon edhe opozita.
Nga kabineti i kryetarit Konjufca, gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje.
E përveç në deklarata e prani në Kuvend, Konjufca ka qenë tejet pasiv edhe për nga postimet.