Gazetari Lirim Mehmetaj ka shprehur mendimin e tij kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se Marrëveshja Bazike e arritur gjatë vitit 2023 ka qenë në favor të Serbisë.
Mehmetaj ka aluduar se mbështetësit e Kurtit nuk e kanë në interes të mirën e vendit.
“Marrëveshja (Bazike) e arritur ka qenë në favor të Serbisë. Albin Kurti e ka mundësu këtë arritje të marrëveshjes. Kush e mbron Albin Kurtin është me Serbinë. Edhe duhet mi luftu bash si armiq, se janë armiq të Kosovës.” – ka thënë Mehmetaj.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftimit e zyrës së Kryeministrit, gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, kanë diskutuar për në dialogun me Serbinë dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike.
Kurti ka theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është dëshmi e vullnetit të mirë nga ana e Serbisë për përmbushjen e saj, duke kërkuar respektimin e plotë të Aneksit të zbatimit.