Meta reagon pas arrestimit: Armiqve do iu ngrijë buzëqeshja

E publikuar: 21/10/2024 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij, përmes në postimi në rrjete sociale, ku mohon akuzat ndaj tij.

“Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë~ Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat”, shkruan ai.

“Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.”, përmbyll Meta.