Sheshi në veri të Mitrovicës i mbushur me qytetarë këtë fundjavë /Video

E publikuar: 20/10/2024 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koha e mirë ka bërë që shqiptarë e serbë ta kalojnë vikendin në kafiteritë dhe shetitoren në veri të Mitrovicës. Për sigurinë e qytetarëve në atë zonë kujdesen institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare.

Sheshi “Car Lazar” në veri të Mitrovicës ishte i mbushur plot këtë fundjavë. Të dielën, qytetarët po e shijonin kafenë në kafeteritë që janë hapur së fundmi atje. Por në komunën me shumicë serbe, ata që frekuentojnë më shumë këto biznese, janë qytetarët shqiptarë.

“Sot sefte erdha me djem me pi kafe. Kemi shetit, krej qetë, krejt në rregull nuk kishte asnjë problem”, thanë qytetarët për RTK-në.

Ndërsa disa nga qytetarët e komunitetit serb thonë se preferojnë shëtitjen. “Unë jam pensionist, nuk kam interesim. Për t’i vizituar kafiteritë duhen para. Ne jemi pensionistë, shëtisim”, tha një qytetar serb.

Ka prej atyre që mendojnë ndryshe. “Për neve nuk paraqet kurrfarë problemi, ne shkojmë edhe në jug”, tha një qytetare serbe.