Pesë policë të Kosovës çertifikohen për teknik të bombave

E publikuar: 18/10/2024 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë certifikuar për teknik të bombave.

Ata janë certifikuar bashkë me shtatë zyrtarë nga Policia e Shqipërisë.

Më 18 tetor 2024, në bazën e Njësive Speciale “Vrella”, përfundoi me sukses “Trajnimi Themelor për Teknik të Bombave”, ku pesë zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe shtatë zyrtarë nga Policia e Shqipërisë u certifikuan pas trajnimit intensiv.

Ky program, i zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë Speciale për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese (NJTME), përfshiu trajnim teorik dhe praktik, me qëllim rritjen e kapaciteteve në identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve eksplozive.

“Bashkëpunimi mes policive të të dyja vendeve ka kontribuar ndjeshëm në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale”, thuhej në njoftimin e policisë.