Jahjaga pritet nga Kasanof, flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA’ve

E publikuar: 18/10/2024 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Departamentin e Shtetit u mirëprit nga zëvendës ndihmës sekretari Alexander Kasanof.

Jahjga thotë se me Kasanof kanë diskutuar për zhvillimet aktuale duke e ritheksuar nevojën dhe domosdoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.