Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

E publikuar: 18/10/2024 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris.

Kurti e Haddad folën mbi thellimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike, në kuadër edhe të forumit i cili do të mbahet sot.

“U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se pjesë e këtij takimi ishte edhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz, teksa Kurti e falënderoi Haddadin për mbështetjen ndaj Kosovës.