Në listën e baballarëve super të fiksuar pas sigurisë së fëmijëve të tyre, ja ku vjen edhe ky amerikan.
Chris Early e ndjek nga pas të bijën e tij tetëvjeçare me një dron rrugës për në shkollë.
Shkolla nuk është shumë larg dhe vajza e ka bindur babain se ajo mund të shkojë vetë.
Megjithatë ai nuk është aq i bindur dhe për këtë arsye përdor teknologjinë.