Në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës ka shkruar se dyshohet se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe, në stacionin policor kufitar në Merdar.
E për këtë “provokim” nga pala e xhandarmërisë serbe, eksperti i Sigurisë, Avni Musliu përmes një postimi në “X” ka reaguar ku ka shkruar se tri ditë më herët ishte kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçevic ai i cili kishte deklaruar se në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit priste të ketë provokime nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Musliu tha se po të njëjtë ditë një automjet i xhandarmërisë serbe ka kaluar kufirin Kosovë-Serbi, duke provokuar situatën dhe duke shkelur marrëveshjen IBM!
“Tre ditë më parë kryeministri i Serbisë @milos_vucevic deklaroi se të hënën, më 14 tetor, në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit, priste provokime nga Kurti/Kosova ndaj serbëve. Madje, në të njëjtën ditë, më 14 tetor, një automjet i xhandarmërisë serbe ka kaluar kufirin Kosovë-Serbi, duke provokuar situatën dhe duke shkelur marrëveshjen IBM!” – shkroi Musliu