Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb.
Maqedonci, theksoi se një pjesë e madhe janë larguar për shkak të presionit nga strukturat e sigurisë në Serbi, por aktualisht janë rreth 45 pjesëtarë serbë që shërbejnë në ushtrinë e Kosovës.
“Po ka pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ende pjesëtarë të komunitetit serb edhe pse dihet që një pjesë e madhe janë detyruar ta braktisin për shkak të presionit të vazhdueshëm që kanë pasur ata dhe familjarët e tyre nga strukturat e sigurisë në Serbi. Aktualisht është 1.4% e pjesëtarëve të Forcës së Kosovës që janë të komunitetit serb, rreth 45 pjesëtarë, aty ka qenë diku”, tha Maqedonci në Pressing.