Rrahmani: Nuk do të ketë koalicion me ata të cilët inicojnë ligje për ndërrim të gjinisë

E publikuar: 14/10/2024 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se nuk do të bashkëpunojnë apo nuk do të kenë koalicon me subjekete politike që sipas tij parimet e saj bien ndesh me organizimin familjar tradicional të vendit.

“Vija të kuqe për asnjë subjekt politik nuk kemi. Ne kemi vija të kuqe në bazë të parimeve. Në asnjë mënyrë çfarëdo lloj koalicioni e bashkëpunimi me ata të cilët inicojnë për ndrrim të gjinisë dhe të fëmijëve tanë”, u shpreh ai në “DPT te Fidani”.

“Në asnjë mënyrë koalicion dhe bashkëpunim me ato subjekete që inicojnë ligje që t’u ndalohet fëmijëve të kuptojnë se kanë e babë. Asnjë bashkëpunim me secilin që bie ligje që bie ndesh me organizimin familjar tradicional të vendit tonë’, shtoi ish-deputeti i VV-së.