Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografinë e përbashkët pas samitit të sotëm të Procesit të Berlinit, ndërsa tha se “integrimi i hershëm ekonomik është çelësi i suksesit të zgjerimit”.
Ajo shkroi në “X” se “tregu i përbashkët rajonal luan një rol kyç”.
“Sa më mirë të funksionojë, aq më mirë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të integrohen gradualisht në tregun tonë të vetëm”, shkroi ajo.