Të gjashtë kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar planin e ri të veprimit për tregë të përbashkët në kuadër të Procesit të Berlinit, si pjesë integrale të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Plani i ri i Veprimit për një treg të vetëm rajonal për periudhën 2025-2028 u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Shqipërisë, si dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës.
Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, tha se Ballkani Perëndimor për BE-në është prioritet gjeopolitik.
“Po punojmë me të gjitha instrumentet tona për të përshpejtuar këtë proces në mënyrë që ta arrijmë atë në të ardhmen e afërt”, tha Varhelyi.