Bogdanoviq thotë se Rakiqin e kanë rrahur për borxhe ndaj Radojiçiqit

E publikuar: 13/10/2024 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është raportuar se Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe është sulmuar derisa ka qenë duke hyrë në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut. Sipas raportimeve ai ka pasur nevojë edhe për trajtim mjekësor.

Në lidhje me sulmin e raportuar, Kryetari i Lëvizjes Qytetare ”Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka thënë se Rashiq është sulmuar nga kolegët e organzatës terroriste “Brigada e Veriut”.

Ai ka shkruar në “X”, se Rashiq i ka borxhe financiare Milan Radojçiqit , duke shtuar se këto borxhe janë të mëdha.

”Mbrëmë shokët e mi nga Mitrovica më kanë njoftuar se llumi Goran Rakiq, është rrahur nga kolegët e tij të organizatës terroriste “Brigada e Veriut”. Borxhet e tij financiare ndaj terroristit Radojiçiq janë të mëdha! Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund!”, ka thënë ai.