Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha sot në kuvend se shefja e grupit parlamentar e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, po viktimizohet në lidhje me publikimin e audio-incizimit me kriminelin Milan Radoiçiq.
Ajo i bëri thirrje Prokurorisë për të hetuar se kush ka qenë i përfshirë në këtë krim, kush po gënjen dhe kush po manipulon me popullin.
“E humbe kontrollin dje. Çfarë pazare keni bërë me Radoiçiqin që ai u lejua të largohej nga Kosova pas Banjskës. Me urdhër të kujt i keni bërë këto marrëveshje. Viktimizimi nuk të ndihmon, nuk të nxjerr nga llumi i Kurtit. Kosova nuk është pronë private e juaja që të bëni çfarë të doni”, tha Musliu, njofton Klankosova.tv.