“Ti e ke shajt UÇK-në në burgun e Pozharefcit”, “Rrenc, shpifës”: Eskalon debati mes Halil Matoshit e Enver Dugollit

E publikuar: 10/10/2024 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Halil Matoshi e deputeti Enver Dugolli janë përplasur ashpër në Kanal10.

Dugolli i ka thënë Matoshit se në burgun e Pozharefcit e ka ofenduar UÇK-në.

“Në burgun e Pozharefcit, 60 veta janë kanë, ti e ke shajt UÇK-në. Unë kam dëshmitar që e ke shajt UÇK-në”, tha Dugolli.

Matoshi reagoi ashpër, duke e paralajmëruar me padi.

“Nesër kundër teje e bëj padinë, ti je shpifës i poshtër”, tha Matoshi.