Analisti Dibran Hoxha i tha në studio të Pressingut kreut të Nismës Fatmir Limaj se koalicionet e kaluara i kanë pritur me orë të tëra deputetët e Listës Serbe për formimin e Qeverisë. Më pas i shtroi pyetje direkte se me çka i ka shantazhuar Radoiçiq.
Kjo pyetje iu bë Limajt teksa në studio po flitej për përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin.
“Logjika nëse të çon te shantazhi, këta paskan mujtë me shantazhu Lista Serbe përmes qatij përgjimit. Me çka ju kanë shtantazhu juve që keni pritë 6-7 orë për me bo qeverinë? Me çka e kanë shantazhu Mimozën pra?”, i tha Hoxha-Limajt.
“Firmat e tij ishin ushqy në të kaluarën, me tenderë, me autostrada krejt….E kanë ditë shumë mirë se kush është ai”, tha Hoxha për ish-qeveritë se ishin në dijeni për veprimtarinë e Radoiçiqit.
Këtu ndërhyri analisti Ilir Mirena duke thënë : Nuk besoj që kryeministër i shtetit të Kosovës nëse Milan Radojiçiq do të ishte në Listë të Zezë që e kish pritë… (Mirena iu referua takimit të Haradinajt në kryeministri me Radoiçiqin).
Hoxha: Qysh se ka ditë çfarë fuqie kriminale ka Radoiçiqi a?
Më pas fjalën e mori Limaj, i cili ndër të tjera u shpreh:
Limaj: Dhjetëshja serbe është pjesë e sistemit kushtetues, të gjithë këtu kanë qeverisë me Listën Srpska edhe VV-ja ka qeverisë e ka obligim kushtetues, pavarësisht që s’ka pas nevojë për vota. VV-ja nuk ka pas nevojë me pritë se i ka pas numrat, mos me i pas e kish prit fort.
Ndërsa sipas Limaj me pas pas shantazhim të Radoiçiqit ndaj qeverive të kaluara do të ishte publikuar.
“Me pas pas shantazhim të kish dalë (në publik)”.