“S’kisha shku as në parlament”, Limaj tregon se si do reagonte ndaj Kusarit nëse do ishte në vend të opozitës

E publikuar: 10/10/2024 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në “Pressing” të T7 se opozita e ka humbur hapin teksa është pyetur për reagimin ndaj shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Të mërkurën u publikuan audio-incizime të Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.

Por, ai tha se kjo është dashur të bëhej vitin e kaluar, kur u publikuan audio-incizimet e para.

“Nuk do të kisha shku në Parlament, e as me komuniku me një shefe grupit parlamentar. E kisha diskomuniku. Para 1 viti ka dashur me bë këtë gjë”, ka thënë Limaj.