Jakup Krasniqi mbërrin te varri i vëllait të tij në Negroc

E publikuar: 10/10/2024 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur në fshatin Negroc, te varri i vëllait të tij, Azem Krasniqi.

Ai është i shoqëruar me rreth 10 vetura të EULEX-it.

Krasniqi u lirua për dy ditë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për të qenë afër familjes së tij pas vdekjes së vëllait të shtunën.

Atij nuk i ishte lejuar pjesëmarrja në varrim.