Balaj: Radoiçiq nga zyra e Ramush Haradinajt ka fluturuar për Beograd

E publikuar: 09/10/2024 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme, në qendër të vëmendjes është biseda e re e publikuar në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës dhe deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Mbrëmë në Rubikon të Klan Kosovës, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se “gjatë pushtetit të tij, Radoiçiq ka ikur derisa në këtë pushteti ka ndërtuar vila”.

Por, për këtë deklaratë opinionisti Labinot Balaj, kundërpërgjigj atij.

Ai tha se nga zyra e Haradinajt, Radoiçiq ka fluturuar për në Beograd.

“Fluturimthi, fillimisht prej dritarës, mandej direkt për Beograd”, tha ai.