Abdixhiku njofton për krijimin e trupit të ri në Lidhjen Demokratikë të Kosovës: Është risi e skenës politike në vend

E publikuar: 09/10/2024 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin e sotëm ku u mblodhën të gjithë asambleistët e kësaj partie në themelimin e Forumit të Këshilltarëve Lokal, trup ky i ri i organizimit të tyre partiak.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë detaje lidhur me këtë trup, për të cilin thotë se është risi e skenës politike në vend.

“Të 209 asambleistët e dalë në zgjedhjet e fundit lokale, të gjithë drejtorët e kryesuesit do t’i koordinojnë jo vetëm politikat e përvojat lokale, por dhe do t’i përfaqësojnë vlerat tona partiake në përfaqësimet e tyre politike.

Secili nga ta, i zgjedhur me votë direkte, përbën një aset tonin të madh. Ky aset po funksionalizohet para zgjedhjeve të ardhshme nacionale. Të njëjtit që bartën fitoren e vjeshtës së vitit 2021, do të bartin ringritjen tonë të 9 shkurtit”, tha ai.

Tutje, Abdixhiku thotë se në krye të këtij organizimi u zgjodh Ilir Ferati, i cili aktualisht është kreytar i komunës së Istogut.

Po ashtu, Anëtarët e Forumit sot zgjodhën dhe Kryesinë prej 42 anëtarëve, prej 42 këshilltarëve lokal, prej të cilëve 50% ishin gra.

“Me ta, me të tjerë plot, e ardhmja e Lidhjes dhe vet Republikës mbetet e fortë!”, tha Abdixhiku.