Slavko Simiq e ka demantuar shefen e GP të VV’së, Mimoza Kusari-Lila lidhur me pretendimet e saj se biseda e fundit me të ka qenë në qershor të 2022.
Tutje, Simiq në Debat Plus tregon se kanë pasur udhëzim nga Radojçiq për të mbështetur ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, gjë për të cilën thotë se kërkoi Mimoza Kusari Lila.
Simiq thotë se ka komunikuar me Kusari-Lilan edhe pas qershorit 2022 dhe se nuk është përzënë asnjëherë nga zyra e saj.
Pas publikimit të audioincizimit Kusari-Lila-Radojçiq, shefja e GP të VV’së ka reaguar duke thënë se e gjitha është montazh. Këto zhvillime morën reagime të shumta nga opozita.