Ndërroi jetë drejtori i MAPL-së, Nazmi Halimi

E publikuar: 08/10/2024 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur Nazmi Halimi, drejtor në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lajmi u bë i ditur nga vet MAPL-ja përmes një njoftimi.

Halimi kishte punuar aty si udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

“Puna e tij dhe sjellja e tij kolegial do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve në këtë moment të vështirë”, thuhet në njoftim.