Emisari i ShBA-së viziton Kosovën këtë javë

E publikuar: 08/10/2024 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Në përgjigje thuhet se “emisari amerikan do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarët e qeverisë”.

Kasanof po ashtu do të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.