Abdixhiku premton një “QKUK” të re, tregon se për çfarë do të përdoret hapësira e spitaleve aktuale

E publikuar: 07/10/2024 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Me ndërtu infrastrukturë nuk është shkencë raketore”, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë intervistës në “Pressing” të T7, teksa ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë investimesh në shëndetësi.

Kështu, Abdixhiku ka premtuar një spital të ri, pra qendër klinike që do të kushtojë 250 milionë euro. Ka thënë se ky zotim do të realizohet brenda mandatit.

E për lokacionin ku është sot Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), Abdixhiku tha se ajo hapësirë duhet të shfrytëzohet më pas për çështje kulturore.

“Do të ndajmë 250 milionë euro për spitalin e ri. Një spital i ri me pajisjet më moderne të mundshme, dhoma me dy shtretër, banjo e pajisje oksigjenit për secilin pacient. Po flas për Qendër Klinike Universitare të re, dhe kjo hapësirë të lirohet për çështje kulturore. Këto janë 16 hektarë që duhet të shfrytëzohen për aktivitete të tjera. Unë po flas për Spitalin e Ri”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, ai ka thënë se qytetarët e Kosovës brenda vitit shpenzojnë 130 milionë euro shëndetësi jashtë shtetit.

Kështu, ai tha se një spital i ri do të ishte në dobinë e qytetarëve,

“Ky premtim brenda mandatit dhe është lehtë i realizueshëm. Shqiptarët e Kosovës dhe grupet e tjera etnike i harxhojnë brenda një viti 130 milionë euro shëndetësi jashtë Kosovës. Unë po flas për 250 euro milionë spital të ri në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.