Aleksandar-Vucic-Foto: Facebook
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot në Hamburg se Kosova do të vazhdojë të bëjë më të mirën për t’i ndalur mallrat serbe.
Lidhur me vendimin, ai përmendi truqe ku dhe u ankua se autoritetet kosovare do i përdorin, transmeton klankosova.tv.
Vuçiq ndër tjera në reagim tha se ”gjermanët, do të vazhdojnë të insistojnë mbi qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve”.
”Çdo njeri i ka njohur qëllimet e Prishtinës, por se duke i njohur gjermanët, ata do të vazhdojnë të insistojnë në qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve”.
“Kjo është e rëndësishme për ekonominë serbe. Dhe a do të bëjnë të pamundurën për ta ndaluar atë? Po”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai e di se ”Prishtina tani do të shpikë skanerë që do të presin 11 muaj, pastaj 22 muaj”.
Tutje ai pati edhe akuza tjera ndaj kryeministrit, Kurti.
”Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht do të shpikë diçka, por se ai ende e di që kur gjërat të ndodhin sipas rregullave, Serbia mund t’i realizojë interesat e saj