Nga PDK-ja i përgjigjen Hekuran Muratit: Të dhënat për rënien e numrit të bizneseve janë të ASK, jo të opozitës

E publikuar: 03/10/2024 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave nga PDK-ja, i është përgjigjur ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili të enjten tha se është rritur numri i bizneseve.

Mustafa ka thënë se rënia e numrit të bizneseve tregohet nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), pra shton se nuk janë të dhëna të opozitës.

“Të dhënat për rënien e numrit të bizneseve aktive, për hiq më pak se 13,302 biznese, janë të Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK) dhe jo të opozitës”, ka thënë Mustafa.

Ai shtoi se ASK është institucion që operon nën ombrellën e Zyrës së Kryeministrit.

Opozita vazhdimisht e kritikon Qeverinë për manipulim me shifra, duke i keqpërdorur ato për qëllime propagandistike.

Shkrimi i ministrit Murati: