Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtarë “FSK dhe Partnerët 2024”, priti në takim atashetë e ministrisë së Mbrojtjes.
Në këtë takim, Syla vlerësoi lart punën dhe angazhimin e tyre në përfaqësimin e FSK-së dhe Kosovës, në vendet ku ata janë të atashuar.
Gjithashtu, zëvendësministri ofroi përkrahjen e tij dhe të ministrisë së Mbrojtjes në zgjidhjen e sfidave të mundshme, me të cilat ata ballafaqohen gjatë shërbimit të tyre.
“Ishte vlerësim i përbashkët së konferenca “FSK dhe Partnerët 2024” ishte një sukses i përbashkët i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën për media.