Rama njofton për nisjen e punimeve tek “Santea” në lagjen Dardania: Do ta transformojmë krejtësisht këtë zonë

E publikuar: 28/09/2024 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Komuna ka nisur punimet për të liruar hapësirat tek vendi i quajtur “Santea” në lagjen Dardania të kryeqytetit, për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve në atë pjesë.

Rama ka thënë se do të rregullohen hyrjet e banesave, platoja dhe do të bëhen ndërhyrje në përmirësimin e kanalizimit e ujërave të zeza.

“Po i lirojmë hapësirat te “Santea” në lagjen “Dardania” për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.

Do të rregullojmë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit.

Pas kryerjes së punimeve do të duket shumë më bukur!”, ka shkruar Rama.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020