Maqedonci: Rreshter Afrim Bunjaku është skalitur në historinë e atdheut

E publikuar: 24/09/2024 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe në ndertim të heroit dhe rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra një vit më parë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se heronj si Rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike, shpritërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut.

“Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës”.

“Në shenjë nderimi për këtë hero, në përvjetorin e shkëputjes fizike nga jeta të Rreshter Afrimit, së bashku me Kryeministrin Kurti, kolegët ministra e ambasadorë, bëmë homazhe para varrit të rreshterit në Samadrexhë të Vushtrrisë”.

“Figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka thënë Maqedonci. /Klankosova.tv