Serbia vajton terroristin që vdiq në sulmin e Banjskës, fotoja e tij shfaqet në ndeshjen Ylli i Kuq-Partizani

E publikuar: 24/09/2024 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër bëhen një vjet ku Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniforma e armatosura rënd. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës.

Në kundërpërgjigjje e Policisë së Kosovës, u vranë tre pjesëtarët serbë të grupit që kreu sulmin terrorist në Banjskë.

Dje në Stadiumin “Partizan” ku po zhvillohej derbi Partizani- Ylli i Kuq, tifozët e e kësaj të fundit kanë realizuar një koreografi me njërin nga pjesëtarët e grupit terrorist që u vra në Banjskë.

Bëhet fjalë për, Stefan Nedeljkovic, ku nuk mundi t’i rezistojë Policisë së Kosovës.