Nëna e Faton Hajrizit: Jemi lutur të mos bie i gjallë në duart e policisë serbe

E publikuar: 23/09/2024 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, ka qenë e ftuar në “Frontal” të T7, të hënën.

Djali i saj, Fatoni u vra nga policia serbe. Trupi i tij është varrosur në Kosovë.

Nëna e tij, Shehrije Hajrzi ka treguar për momentet kur Fatoni gjendej në Serbi dhe ndiqej nga policia serbe.

Ajo ka thënë se janë lutur që Fatoni mos të bie i gjallë në duart e policisë serbe.

“Për 40 orë ne kemi qenë në makth. Ne shpresojshim dhe jemi lut që veç i gjallë ishalla dorë tyre nuk bjen. Me luftu një njeri me një ushtri e polici ka qenë e pamundshme me shpëtu, atë e kemi ditë. Por jemi lutur i gjallë mos të bie”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Për më shumë video më poshtë.