Zëvendësi i Rashiqit jep dorëheqje nga partia

E publikuar: 21/09/2024 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq, ka dhënë dorëheqje nga partia “Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, që drejtohet nga ministri Nenad Rashiq.

Radomiroviq tha se deri te ky vendim erdhi nga pabarazia dhe jotransparenca, për të cilat tha se kanë sjellë krizë të madhe brenda partisë.

“Si një nga themeluesit e partisë, duhet ta dini se kursi i politikës sime nuk do të ndryshojë majtas apo djathtas, unë mbetem i fokusuar tek qytetarët që kanë nevojë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt”, tha ai,.

Tutje, ai tha pas shumë avokimeve për ruajtjen e unitetit të partisë, të gjithë anëtarët e partisë nga veriu i Kosovës janë larguar nga partia.

Theksojmë se Radomiroviq u emërua zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim në maj të 2023.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020